Stoltenbergu: NATO-ja duhet ta forcojë mbështetjen për Ukrainën

10 janar 2023 | 12:22

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake transatlantike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të forcojë më tutje mbështetjen e saj për Ukrainën,  ndërsa ofensiva e Rusisë është duke vazhduar.

Stoltenbergu, mes tjerash, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin kishte “dështuar” në përpjekjet e tij për të ndarë aleatët perëndimorë mbi konfliktin, shkruan “Aljazeera”.

Aleatët e NATO-s i kanë furnizuar Ukrainës me mbështetje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në…