Stoltenbergu në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë si jetike për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë fjalimit të fundvitit, derisa ka falënderuar të gjithë aleatët për mbështetjen, duke përfshirë edhe KFOR-in në Kosovë.
“Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Stoltenbergu.
Në fund të fjalimit të cilin e ka shpërndarë në platformën “X”, ai ka uruar të gjithë për festat e fundvitit.
“Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona – NATO-n. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”, ka thënë shefi i NATO-s.
At this time of year, my deepest thanks and respect go to our #NATO forces. Their service keeps us safe, secure and free. Happy holidays and best wishes for the New Year. pic.twitter.com/6AE8vOzQ1Y
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) December 20, 2023