Stoltenbergu: Për çdo aksion të Policës së Kosovës në veri duhet të jemi të informuar
20 nëntor 2023
| 17:06
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.
I pari i NATO-s, ka thënë se çdo vendosje e forcave të sigurisë në veri të vendit, duhet të koordinohet me NATO-n.
“Për çdo aksion të Policës së Kosovës në ato zona duhet të jemi të informuar në mënyrë që mos rrezikohet paqja dhe siguria”, ka thënë ai.