Stoltenbergu siguron Kurtin: Intervenojmë nëse rrezikohet Kosova
17 gusht 2022
| 17:32
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës.
“KFOR-i është gati të intervenojë nëse sovraniteti është në rrezik. NATO vazhdon përkushtimin e saj për sigurimin e stabilitetit të Kosovës”, ka thënë Stoltenbergu në një konferencë të përbashkët me Kurtin.