Stoltenbergu: Ukraina po përballet me brutalitetin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

28 qershor 2022 | 17:01

Në prag të samitit të Madridit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje të martën liderëve të aleancës, që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre për Ukrainën pasi ajo përballet me sulmet nga Rusia.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sepse Ukraina tani përballet me një brutalitet që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Stoltenbergu përpara samitit në Spanjë.

Aleatët e NATO-s kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Kiev, përfshi armë gjithnjë e më të avancuara dhe me rreze më të gjatë veprimi, ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të frenuar forcat e Kremlinit.

Aleanca do të bjerë dakord për një paketë shtesë të përbashkët në samitin e Madridit ku do përfshihen pajisje të sigurta komunikimi, sisteme anti-dronë dhe trajnime për të ndihmuar Ukrainën të kalojë në armë më moderne perëndimore në një periudhë afatgjatë. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly i ka idetë…