Stomatologët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë vende pune
18 janar 2019
| 11:24
Një numër i konsiderueshëm i specialistëve të stomatologjisë janë duke zhvilluar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
Motivi i kësaj proteste ka të bëjë me mungesën e krijimit të vendeve të reja të punës, njofton “Klan Kosova”.
Gjatë vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë iu ka premtuar stomatologëve se do të krijohen vende të reja pune.
Mirëpo sipas protestuesve, deri më tani nuk është hapur asnjë konkurs.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë tani janë duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e protestuesve, në mënyrë që të adresohen pakënaqësitë e këtyre të fundit.