Stomatologu Flamur Vojvoda aderon në Nisma, Limaj: Ka vepruar për ëndrrën e një Kosove më të mirë

02 tetor 2024 | 16:10

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar të martën aderimin më të ri në parti.

Bëhet fjalë për doktorin e Stomatologjisë, Flamur Vojvoda.

Duke i uruar mirëseardhje, kreu i Nismas ka thënë Vojvoda ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë.

“Sot ne Nisma jemi të nderuar e të kënaqur e te gëzuar dhe në emër të gjithëve Nisma i dëshirojmë mirëseardhje një personaliteti, një djali që ka dhënë një kontribut të çmuar prej doktori, stomatologun e aktivistit të hershëm Flamur Vojvoda. Ka vepruar për ëndrrën për një Kosovë më të mirë. Unë besoj që është një lajm i mirë që nga sot Nisma po i bashkohet ky intelektual”, ka thënë Limaj.

Ndërsa doktori Flamur Vojvoda është shprehur i lumtur që i është bashkuar partisë së Fatmir Limajt.

“Unë i bashkohem vizonit dhe ambicieve për një Kosovë më të mirë. Unë e kam parë të rrugës që t’i bashkohem kësaj familje politike dhe të punojmë sa më shumë tash e tutje për një Kosovë sa më të mirë për ne edhe për pasardhësit tanë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Xhevahire Ismaku, anëtare e Nismës, ka thënë se duke njohur Vojvodën, ajo është e bindur se do të përfitojë jo vetëm kjo parti politike, por edhe politika kosovare në përgjithësi. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Paolli, ka…