‘Stop femicidit’, mbahet marsh kundër vrasjes së grave
Organizata “Artpolis” ka zhvilluar sot marsh-protestë me moton “Stop femicidit- BollMa” të interpretuar me një performancë artistike “Hope Bubble” në të cilën është paraqitur rrugëtimi i një gruaje dhe përfundimi i saj me shpresën e jetës.
Përfaqësuesja e “Artpolis”, Nertila Qarri-Gërguri, ka thënë se vrasja e grave dhe dhuna sistematike ndaj tyre duhet të merr fund.
Qarri-Gërguri ka thënë se jeta e grave është duku u cenuar çdo ditë. Ajo ka thënë se femicidi është urgjencë kombëtare dhe se vrasësit duhet të marrin dënim maksimal.
Marsh-protesta e sotme është mbajtur në kohën kur në Kosovë po mbahen aktivitete të përditshme në kuadër të fushatës globale “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore.
Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Tre personave të dyshuar për vrasjen e saj u është caktuar masa nga një muaj paraburgim. /KP