
Stop vjedhjes me tarifa!
11 prill 2025
| 12:31
Qytetarë të shumtë sot kanë protestuar në sheshin “Zahir Pajazit” kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Me pankarta në duar “Jo rritjes së çmimit të rrymës”, “Stop vjedhjes me tarifa”, “Asnjë cent ma shumë”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, etj, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj kërkesës së kompanive energjetike për rritjen e tarifave të rrymës.
Po sot Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës.
Por burimet tregojnë se çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 për qind.