Stormzy ndahet nga e dashura
27 gusht 2019
| 11:21
Reperi Stormzy është ndarë nga e dashura e tij, Maya Jama, pas katër vjetësh së bashku.
Spekulimet lidhur me ndarjen e tyre kishin qarkulluar më herët gjatë javës së kaluar dhe ishte raportuar që muzikanti dhe e dashura e tij i kishin dhënë fund lidhjes shkaku i karrierës.
“Po mund ta konfirmoj që lidhja ka marrë fund dhe Maya është ndarë nga Stormzy”, ka thënë përfaqësuesi i prezantueseses televizive.
Ndarja e tyre ka ardhur vetëm pak ditë pasi Stormzy kishte qenë i pranishëm në ditëlindjen e 25-të të Jamas.