Stradner për Malin e Zi pas zgjedhjeve: Prisni ndikimin e faktorëve të huaj

12 qershor 2023 | 12:44

Krijimi i një koalicioni paszgjedhor, që do të udhëhiqte një qeveri të re e të qëndrueshme në Mal të Zi, do të jetë i vështirë, ndërkohë që mbetja e këtij vendi në rrugën evropiane do të varet nga disa faktorë, ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington.

Lidhur me interesimin e Perëndimit për qeverinë e re të Malit të Zi, Stradner thotë se Uashingtoni, aktualisht, e shikon Ballkanin Perëndimor përmes prizmit të luftës në Ukrainë dhe se qëllim i tij është t’i pengojë përpjekjet destabilizuese të Moskës.

Ajo gjithashtu beson se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i përshtatet një Mal i Zi i paqëndrueshëm, në mënyrë që të mund ta përshkallëzojë dhe qetësojë situatën përmes Kishës Ortodokse Serbe.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare janë ndër zgjedhjet më të rëndësishme në Mal të Zi në vitet e fundit dhe ky tren nuk duhet të humbet, thotë Stradner.

Zgjedhjet në Mal të Zi janë mbajtur më 11 qershor.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni ka ndërruar jetë në…