Stradner: Serbia me raund të dytë në Kosovë, por jo me tanke
“Po ka shumë gjasa që Kosova të jetë Ukraina e re”. Këtë e pohon Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracive, duke komentuar reportazhin e gazetës britanike The Telegraph.
Ekspertja, e cila disa javë më parë publikoi analizën me titull “Putini dëshiron luftë në Ballkan”, rikthen në vëmendje alarmet e lëshuara nga Inteligjenca Amerikane për rrezik të lartë për tensione ndëretnike në Ballkan, dhe frikën e Shtëpisë së Bardhë se Serbia mund të nisë një pushtim ushtarak të Kosovës vitin e kaluar.
Gjithashtu përmend me shqetësim sulmin në Banjskë. “Ky ishte raundi i parë, ka shumë gjasa që mund të shohim një raund të dytë. Mos harroni që Serbia nuk operon më me tanke dhe avionë. Grupet paramilitare janë shumë të rëndësishme për qëllimet e Vuçiçit për të mohuar përfshirjen”, thekson ekspertja.
Ajo bën thirrje që t’i kushtohet një vëmendje e veçantë operacioneve të forcave speciale serbe, teksa nënvizon se Amerika dhe Britania e dinë mirë se çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë.
Yes, It’s very likely:
1. In March, the U.S. Office of the Director of National Intelligence published a report expecting an increased “risk of localized interethnic violence during 2024” in the Balkans.
2. Last year in May, 90 NATO peacekeepers were injured in clashes with… https://t.co/EbKoKvQwju
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 12, 2024