Strakosha, afër largimit nga Lazio

11 shkurt 2022 | 18:40

Tomas Strakosha me shumë mundësi nuk do ta rinovojë kontratën me klubin e Lazios. Portieri shqiptar nuk ka pranuar asnjë ofertë nga kryeqytetasit për të rinovuar dhe e ardhmja e tij shihet larg klubit.

Për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë klub tjetër. Strakosha është në konkurrencë të vazhdueshme me Pepe Reinën dhe trajneri Sarri preferon spanjollin si titullar të portës. Kontrata e Strakoshës përfundon në fund të sezonit dhe më pas do të jetë i lirë të largohet me parametër zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës së Gjilanit është përgatitur maksimalisht për sezonin…