Strakosha: Fitorja ndaj Anglisë do ishte ndjenjë e veçantë, ëndërroj të luaj në Kupën e Botës

26 mars 2021 | 18:22

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka deklaruar se ndeshja me Anglinë do të jetë një ndeshje emocionuese.

Shqipëria do të ndeshet me Anglinë të dielën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Strakosha duke folur për “The Guardian” duke treguar ambiciet e Kombëtares.

Me një skuadër ku bëjnë pjesë lojtarë si, Armando Broja, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Strakosha, më në fund mund të thyhet akulli.

“Të përballesh me Anglinë do të jetë emocionuese dhe një moment i madh për të gjithë, sepse mendoj që Anglia ka talentët më të mëdhenj në botë”, tha ai.

Strakosha deklaroi se një fitore eventuale në Air Albania do të ishte një dhuratë tejet e madhe për tifozët.

“Mendoj që do të ishte e pabesueshme, veçanërisht tani me situatën me COVID-19”, shtoi ai.

“Më pëlqen sesi luajnë në Premierligë, tifozët janë afër fushës dhe është e pabesueshme. Kur luaj kundër skuadrave angleze është e pabesueshme, çdo kush do dëshironte të luante në Premierligë”, tha Strakosha.

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të tregohemi të matur, të luajmë ndeshje pas ndeshje dhe të plotësojmë ëndrrën për Kupën e Botës. Mendoj që kemi talente dhe jemi në një situatë të mirë që me futbollistë të ndryshëm mund të krijojmë një stil të veçantë për Shqipërinë”, përfundoi Thomas Strakosha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani, është shëruar nga Covid-19.…