Strakosha ‘harrohet’ nga Inzaghi

10 janar 2021 | 12:37

Vazhdojnë lajmet e këqija për portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha.

Ky i fundit pas një mungese të gjatë, për shkak të infektimit me Koronavirus dhe disa ndeshjeve në stol, u rikthye të luajë me Lazion vetëm në mesjavë, ndaj Fiorentinës.

Megjithatë lojtari nuk do të mund të  luajë ditën e sotme në ndeshjen  me Parmën. Trajneri Simone Inzaghi nuk e ka grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës dhe do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak për këtë mungesë është bërë një problem fizik që lojtari ka shfaqur së fundmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Alwaleed Bin Talal i Arabisë Saudite është një biznesmen,…