Strakosha ‘kërcënon’ Lazion: Rinovim dhe luaj titullar ose largohem me parametra zero

18 gusht 2021 | 13:30

Pas një viti në hije, Thomas Strakosha kërkon të caktojë të ardhmen. Portieri i Kombëtares shqiptare humbi vendin e titullarit në portën e Lazios sezonin e shkuar, duke shkaktuar kështu shumë pakënaqësi me hierarkinë e re të vendosur në klub.

Në portë thuajse gjatë gjithë vitit qëndroi Pepe Reina. Gardiani shqiptar nuk e toleron dot një tjetër vit nën hijen e tij, prandaj dëshiron që të qartësojë njëherë e mirë pozitën e tij në ekip pa nisur ende kampionati.

Siç raportojnë mediat italiane, menaxheri i Strakoshës ka kërkuar një takim me drejtuesit e Lazios për të qartësuar të ardhmen e portierit. Kontrata e gardianit të Kombëtares kuqezi skadon në vitin 2022 dhe pas këtij takimi do të vendoset nëse do të largohet me parametra zero, apo do të rinovojë në rast se i besohen sërish çelësat e portës.

Në pamje të parë duket një kërcënim, por Strakosha është i vendosur, duke parë edhe ofertat në drejtim të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar…