Strakosha lavdëron Berishën
09 gusht 2019
| 14:59
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha e ka lavdëruar yllin e Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berishën.
“Është një djalë i shkëlqyer dhe pozitiv. U ndie keq që nuk mund të ndihmonte skuadrën në momente te caktuara. Është shumë i motivuar dhe dëshiron të tregojë se është i fortë. Bashkë kemi folur për sezonin që do të vijë dhe shpresojmë që të jemi protagonistë. Duam të fitojmë edhe ndonjë titull. Jeta është shumë e shkurtër për të mos ëndërruar. Në nivelin personal shpresoj të arrijmë mes 4 skuadrave kryesore dhe të fitojmë një trofe. Sigurisht që dua të ndihmoj edhe Kombëtaren time”, ka thënë Strakosha.