Strakosha mund t’i bashkohet Inzaghit në Inter

01 tetor 2021 | 15:19

Samir Handanoviq me shumë mundësi në fundin e sezonit do të largohet nga Interi, pas disa sezonesh shumë të mira.

Në shtëpinë zikaltër por përgatisin terrenin për të gjetur një zëvendësues gjatë verës. Objektivi i parë mbetet Onana, portieri i skuadrës së Ajax, i cili mund të vijë me kosto zero.

Gjithsesi kjo nuk është alternativa e vetme. Nga Seria A së fundmi i është propozuar edhe Thomas Strakosha, edhe ai në fundin e kontratës me skuadrën e Lazios.

Inzaghi e njeh mjaft mirë portierin shqiptar, pasi e ka pasur në skuadër për pesë sezone, por në dy sezonet e fundit, ai ka humbur rolin e titullarit te Lazios për shkak të fortës së Pepe Reinas. Interi mund të përfitojë nga situata e Strakoshës, për ti bërë një ofertë gjatë verës, teksa do të ishte dhe në interes të gardianit të Kombëtares kuqezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 96-vjeçare që kishte ikur për të shmangur ndjekjen penale…