Strakosha: Na presin dy finale
11 nëntor 2024
| 11:58
Portieri Tomas Strakosha doli në konferencën për shtyp ku u ndal të fliste për ndeshjet e ardhshme me Shqipërinë.
Ai foli për Çekinë, tifozët, konkurrencën në Kombëtare, si dhe për Alen Sherrin dhe Etrit Berishën.
“Atje në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit, pësuam gol në minutat e para. Pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Luajmë dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Edhe pse kemi mungesa them se do tja dalim.