Strakosha ndryshon mendje, gati të rinovoj me Lazion 

15 shkurt 2022 | 17:55

Thomas Strakosha nuk ka vendosur ende për fatin e tij te Lazio. Sipas së përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, çështja e rinovimit të portierit shqiptar nuk është mbyllur përfundimisht.

Strakoshës i skadon kontrata me klubin kryeqytetas në qershor, por në periudhën e fundit gjërat kanë ndryshuar. Strakosha ishte titullar në sfidën me Bolognën dhe duke iu referuar së përditshmes italiane, ende nuk ka akord me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar në verë me parametër zero.

Portieri shqiptar mund të tundohet për të firmosur me garanci ekonomike, por mbi të gjitha teknike. Strakosha kërkon të luajë, jo të qëndrojë në stol. Pak muaj më parë dukej i destinuar për t’u larguar, por tani situata ka ndryshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci…