Strakosha në bisedime me klubin anglez
18 maj 2022
| 12:44
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është në bisedime me skuadrën që u inkuadrua në Premier Ligë, Fulham. Lajmi është bërë i ditur nga “TuttmoMercatoËeb”.
Problemi i vetëm mes Strakoshës dhe klubit të njohur londinez janë bonuset e lidhura me firmën në kontratë, ku britanikët thonë që është relativisht e lartë.
Në ditët në vijim, palët do të rikthehen të ulen dhe negociojnë sërish, për të arritur te “tymi i bardhë”.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lazios, Thomas Strakosha është aktivizuar në total në Serinë A, në 22 ndeshje.