
Strakosha shërohet nga Covidi
20 nëntor 2020
| 13:29
Lazio ka marrë lajme të mira edhe të premten, pasi portieri Thomas Strakosha është shëruar nga Covid-19.
Në këto kushte, sikurse protokolli e kërkon, Strakosha është paraqitur në klinikë për të bërë kontrollet mjekësore para se të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
Strakosha mungoi në Ligën e Kampionëve dhe në disa ndeshje në kampionat, për shkak se kishte dalë pozitiv me Covid-19. Situata e tij ka qenë e paqartë, pasi në klinika të ndryshme tamponët nxirrnin përgjigje të ndryshme.