Strategjia e energjisë 2023-2031, strategji kundërkombëtare!

26 dhjetor 2022 | 10:32

Reagim nga Abdullah Begolli – Inxh. i dipl. i termoenergjetikës – specialist i politikave energjetike
Xhafer Murseli – Inxh. i dipl i elektroteknikës – Projektant në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë

KM i Kosovës Albin Kurti njoftoi para pak ditësh(shif njoftimin):
“Miratuam një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij viti, Strategjinë e Energjisë 2022-2031.
Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët.
Ajo parasheh një rritje dinamike të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, kryesisht në teknologjitë e erës dhe fotovoltaike.
Deri në fund të vitit 2031 synojmë që të kemi 1600 MW kapacitet të instaluar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.”
Pra ishte ky tekst origjinal i marur nga faqja e KM në fb.
Dhe pyetja e parë për këdo që është njohës i kesaj fushe është:
1. A mundet të jetë i vërtetë ky tekst?!
A mundet të jetë e vërtetë kjo strategji energjetike që e “harron” QYMYRIN e KOSOVËS i cili qoftë si vlerë, qoftë si siguri, paraqet qendrën e rëndesës strategjike dhe ekonomike të mbarë kombit shqiptar.
Nuk ke ҫ’ti bëshë gjë më të keqe popullit dhe vendit tënd sesa të ja heqësh bazën e ekzistencës dhe të sigurisë për shume shekuj.
2. Derisa teksti mirret nga faqja e KM, del të jetë i vërtetë!
3. Derisa është i vërtetë, shtrohet përsëri pyetja:
4. A e dinë vërtetë politikat shqiptare, kjo qeveri apo më saktësishtë KM Albin Kurti se ҫka ka shkruar dhese interesat e kujtë me këtë strategji thellësishtë kundërkombëtare është duke i mbrojtur kjo qeveri dhe ato para saj?!
• Ҫka është strategjia e energjisë ?!
Strategjia e energjisë është strategjia kryesore e një shteti, nisur nga fakti se energjia është vetë jeta dhe strategjia e energjisë është baza e zhvillimit dhe ekzistencës së një populli dhe një vendi.
Strategjia e energjisë i përmban tre kushte bazike që duhet plotësuar:
1. Ҫmimi i arsyeshëm për popullatën
2. Furnizimi i sigurtë dhe i pandërprerë
3. Mbrojtja e mjedisit jetësor
Albini paska thënë citojmë:
” Nëpërmjet saj synojmë të zhvillojmë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun pan-evropian, që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri të kostos për qytetarët.”
Por e vërteta është se kjo strategji e shpallur nga KM Kurti, nuk i plotëson asnjerin nga kushtet e lartëcekura as për së afërmi sepse:
1. 1600MW/h fuqi instaluese nga burime ere dhe dielli, munden të përfitojnë në mesatare rreth 200MW/h energji dhe ate me ndërprerje të vazhdueshme, që don të thotë rreth 1400MW/h është investim i kot të cilin do ta paguaj populli me faturat e qmimit të rritur të energjisë.
Pra fjala është se do të kemi ҫmim shumë më të lartë të energjisë e jo të ulët sikurse paska thënë Albini.
Shkurtë dhe SHQIP, dy faktorët e parë (1 +2), me ketë investim bien përdhe.
Faktori i tretë- mjedisi por jo klima, rrezikohet tejmase, për arsyen e thjeshtë se shkretohën tokat pjellore ku do të vendosen këto stabilimente sepse mbushen me asfalt, hekur dhe beton që nuk do të munden të përdorën më kurrë.
Albin Kurti mundet të mos e dinë këtë si KM, por si Inxhinjerë i fushës duhet ta dinë gjithësesi dhe mos ta mashtroi popullin me strategji të hueja që kanë për qëllim largimin edhe të asaj popullate që ende ka mbetur pa u larguar ngase këto teknologji nuk sjellin vende pune por mbyllin duke ua pamundësuar popullatës për jetë e mot që ta punojnë tokën e vet.
Secili vend, strategjinë mbi energjinë e bazon në burime vetjake nëse i disponon dhe mundësishtë me bazë fosile.
Kjo për faktin se sikurse është e njohur dhe e kemi cekur vazhdimisht në të gjitha publikimet tona të shumta lidhur më këtë temë se burimet e ripërtërishme të energjisë, munden të futen në përdorim vetëm e vetem kur i kanë për bazë burimet fosile (qymyrin, naftën, gazin dhe uranin), por kurrsesi ndryshe, sepse veq ҫmimit të lartë të energjisë, nuk krijojnë siguri furnizimi ngase nuk ka diell dhe erë vazhdimisht.
Vendi ynë sikurse dihet i ka këto burime si rrallë ndonjë vend tjetër dhe ate për dhjetëra shekuj – Qymyrin Kosova, naftën, gazin, ujin shteti ynë amë Shqiperia, por që shumica atje kanë tashme pronar të huaj falë politikave kundërkombëtare.
Arsyetimet në emër të klimës, janë arsyetime vazalësh politik ngase prishja e klimës globale nga djegia e lëndëve djegese fosile nuk ka bazë shkencore por politike.
Kjo për faktin sepse burimet fosile po shkojnë kah fundi dhe kur ska ҫka digjet ska as prishje klime.
Po të kishte vërtetë të bënte me klimën, përse vallë nuk u gjetë një shtet i vetëm në mbarë botën qe te heq dorë nga lëndët e veta djegëse fosile në konferencën ndërkombëtare disa javore që u mbajt para ca kohësh në Egjipt në emer të ruajtjes së klimës dhe konferenca e u shpall pothuajse e dështuar sikurse tregohet me një pamje fotografike bashkangjitur këtij materiali.
• A e din politika gjithëshqiptare, se të gjitha shtetet e botës dhe rreth nesh, bazën kryesore të furnizimit me energji e kanë në burime fosile.
• A e din politika gjithëshqiptare se aq shumë ka përparuar teknologjia e djegies, saqë djegia e qymyrit të Kosovës, mundet ta prishi klimën globale, aq sa mundet një pikë uji ta tundi oqeanin atlantik.
Shif në foto TC e Brandenburgut në Gjermani
• Pra sot nuk është problem teknologjia e djegies por mungesa e lëndëve djegese fosile
Në Kosovën e pasluftës, është folur shumë për energjinë nga vendor dhe të huaj, por vetëm projekti i modernizimit kapital të TC Kosova A i projektuar nga Inxhinjerët vendas udhëhequr nga tashmë i ndjeri Inxh. Avni Kurshumliu, i paraparë të kryhet nga firma gjermane Bilfinger ka qenë serioz sepse ka qenë pronë e shtetit dhe e popullit por që fatkeqesishtë nuk është realizuar edhe pse ka mundur sepse nuk ka qenë aq i kushtueshëm.
Është tepër qëllimkeqe, pse të gjitha politikat udhëheqese të Kosovës, e “harrojnë” QYMYRIN që e kemi, vlera energjetike e të cilit sipas ҫmimeve aktuale i kalon 10 mi Miliardë(€), apo rreth 4-5 Mil(€) për banor, dhe “STRATEGJINË e energjisë” nuk e bazojnë në Qymyr, por në burime të shtrenjta dhe të pasigurta furnizimi thua se këtë QYMYR nuk e kemi në tokën tonë por është në ndonjë planet tjetër!!!
• A nuk ka dëgjuar politika jonë udhëheqese pozitë / opozitë, se lufta e ashpër në mes Rusise dhe Ukraines me qindramijëra të vrarë, nuk po bëhet për burime ere dhe rreze dielli, por mbi të gjitha për qymyr, naftë, gaz,uran dhe minerale.
• A e din politika gjithëshqiptare edhe Albin Kurti në këtë rast që na shpall strategji energjetike me mullinjë të erës, që Serbia , Maqedonia,.. janë duke marur pandërprerë qymyr të Kosoves me vlerë 10(€) ton, por jo erë dhe diell ?!
• Ku është qëllimi dhe kush mundet të “mfshihet” pas këtyre projekteve kundërkombetare?!
E para:
Popullit tonë në përgjithesi i është vështirsuar jeta tejmase- rrjedhimisht dhe fatkeqesishtë emigrimi ka mbetur si “zgjidhje” e vetme.
Cili banor me 100€ pension mundet ti përballoje qmimet e rritura vazhdimisht të energjisë nga burime të ripërtërishme dhe shpenzimet tjera jetësore?!
Aktualishtë mbi 500€/MWh është qmimi në Europë i paralajmëruar me rritje tjera. marramendëse!
Te gjitha këto rritje vijnë si rezultat i ndërprerjes së qymyrit, naftës, gazit dhe uranit nga Rusia e jo nga ndalimi i erës apo i diellit nga ajo.
Për këtë arsye, politikat vazale ndër shqiptarët, me projekte të tilla kundërkombëtare , që nga vitet e 90-ta, po e veshtirsojnë jetesën e banorëve të mbetur, duke bërë që edhe ata të largohën duke i krijuar hapsirë të lirë okupatorit.
Nuk është e veshtirë të kuptohet se pas strategjive të tilla,. me siguri “mshifen” interesat e Beogradit, Athinës dhe Ankarasë, me përkrahje të Moskës zyrtare dhe nga qarqe burokratike në Bruksel.
Në mbështetje të kësaj strategjie kundërkombëtare të shpallur nga qeveria e Kosovës, përflitet se fillimishtë blloqe të TC Kosova A- do ti mar në shfrytëzim një firmë turke(motër apo bijë e asaj që e ka rrjetin e shperndarjes të energjisë në Kosovë), me qëllim sikurse flitet, të furnizimit të rregullt të FERONIKELIT me energji qe e paska blerë po e njëjta.
Me një fjalë, qymyrin e Kosoves, po u bëka që ta djeg gjithkush tjetër vetëm shqiptarët jo, ngase për neve mjaftoka që të vrapojme pas mullinjëve DONKISHOTIAN të erës!!!
Fundja, nuk janë fajtorë të huajtë sepse ata i kanë interesat e tyre, por përgjegjëse Nr-1- parasëgjithash është politika shqiptare në përgjithësi që e hanë bukën e popullit por është bërë mashë e interesave e hueja.
Përgjegjëse Nr-2 është intelegjenca jonë kombëtare, që janë mshefur si minjtë nëpër vrima dhe nuk dalin në ballë të popullit ti tregojnë të vërtetën e vendit të vet, por ankohën dhe presin në radhë baras me fshatarin e gjorë për një kg. miell serbie dhe një pako keksa plazma.
Të gjitha këto dhe shumë më tepër janë trajtuar në konferencën shkencore gjithëkombetare të Prishtinës: të cilen e bojkotoi po politika gjithëkometare dhe mu kjo “strategji energjie” e tregon të tëre qëllimin e bojkotit.

Përmbledhje:
• Strategjia e energjisë 2023-31 e shpallur nga qeveria e Kosovës- strategji thellësishtë kundërkombëtare e cila nuk bëhet për interesa të Kosovës por për interesa të hueja që ta grabisin qymyrin vlera energjetike e të cilit i kalon 10 mi miliardë (€) apo rret 4-5 milion për banor.
• 1600MW/h fuqi instaluese nga burime ere dhe dielli, munden të përfitojnë rreth 200MW/h energji me ndërprerje të vazhdueshme.
• Energjia nga burime të ripërtërishme është e shtrenjtë, por nëse është e domosdoshme, është efektive aq sa është vetëm e vëtëm kur është nën sqetull të energjisë nga burime konvencionale.
• Burimet e energjisë cilatdo qofshin, fosile apo të ripërtërishm, duhet që të përcaktohen me kushtetutë si pronë e popullit dhe shtetit e kurrsesi private.
• Vendi ynë në përgjithësi ka burime të bollshme energjetike fosile dhe të ripertërishme që garantojnë energji të lirë dhe të sigurtë për popullin.
• Strategjia e furnizimit me energji duhet të jetë strategji e perbashkët: Shqipëri- me ujë, Kosova me qymyr shif rezolutën.
• Në mbarë botën edhe per rreth nesh, burimet kryesore të energjisë janë me bazë fosile.
• Jetëgjatësia e stabilimenteve energjetike është sa vijon:
• TC me qymyr-40 vite
• TC me gazë-30 vie
• Gjeneratorët e erës dhe fotovolataikët nga 20 vite
• Kosova është shteti më i ri në botë, më i pasigurti në të gjitha pikëpamjet dhe më i pazhvilluari edhe pse burimet energjetike për frymë popullsie i ka më të mëdhatë.
Si e tillë , duhet të jetë e fundit në botë që heq dore nga qymyri i vete e jo të parat me Shqipërinë pse ua kërkon dikush por jo si nevojë për popullin dhe vendin.
• Populli nuk duhet të mashtrohen dhe ti japin pronat e tyre për gjenerator ere apo fotovoltaik sepse do të ju shkretohen duke i mbushur me hekur, asfalt dhe beton dhe kurrë më në to nuk do të mund të punojne apo ti shfrytëzojnë.
Ist möglicherweise ein Bild von 8 Personen
Ist möglicherweise ein Bild von Karte und Text „Keto pika në hartën e Europes janë termocentralet me burime primare (Qymyr naftë, Gaz) LEISTUNGSKAPAZITÄT κOI (Strg) ONELLER KRAFTWERKE IN EUROPA Energy Brainpool Capacity high low Burimi: t“
Ist möglicherweise ein Bild von außen und Text
Ist möglicherweise ein Bild von 6 Personen und Personen, die stehen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antwerp e transferoi Arbnor Mujën verën e kaluar nga FC…