Strategjia e Realit, do të marrë Mbappen në fund të gushtit për të ulur çmimin
Kylian Mbappe dhe Real Madrid, një martesë që tashmë të gjithë e dinë se mund të materializohet. Thelbi i vërtetë i pyetjes është të kuptojmë se kur do të ndodhë: francezët nuk duket se janë hapur ndaj Arabisë Saudite pavarësisht urave të arta të ndërtuara nga Al Hilal dhe kanë mbetur vetëm dy shtigje.
Mbappé ose do të përfundojë te Real Madrid deri më 31 gusht, ose do të bëhet lojtar i “Los Blancos” nga 1 korriku 2024, një ditë pas skadimit të kontratës së tij me PSG.
Sipas “l’Equipe”, ka një qetësi të dukshme në shtëpinë e Realit, e cila me dinakëri pret ngjarjet për të fundosur goditjen në fund të gushtit. Një ribërje e situatës që ndodhi tashmë në vitin 2021, megjithëse këtë herë Florentino Perez shpreson për një fund krejtësisht tjetër.
Nëse dy vite më parë Mbappe, gjithashtu nën presionin e qeverisë, nënshkroi një rinovim me PSG-në, këtë herë ai tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta dijë duke i premtuar Realit me një lloj pakti të blinduar.
Kjo është arsyeja pse spanjollët do të presin javën e fundit të gushtit para se të trokasin zyrtarisht në derën e Al-Khelaifi, i cili në atë moment do të përballet me një udhëkryq: t’ia shesë lojtarin Realit për një shumë dukshëm më të ulët se 200 milionë eurot e kërkuara ose ta humbasë atë falas njëmbëdhjetë muaj më vonë.
Kjo dukuri e dytë rrezikon, ndër të tjera, të dëmtojë marrëdhëniet në dhomat e zhveshjes, të komplikojë punën e Luis Enriques: mbajtja e Mbappe në stol do të bënte shumë zhurmë, pa harruar gjithë popullin francez kundër PSG-së.