Strategjia e BE-së e obligon Serbinë ta njohë Kosovën
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se me strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, Serbia obligohet ta njohë Republikën e Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky dokument, përveçse e sheh Kosovën pjesë të politikës së zgjerimit të BE-së, ofron edhe një qartësi të procesit të dialogut me Serbinë.
Hoxhaj ka treguar për ndikimin që kanë pasur në këtë dokument pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
Ai i ka ftuar anëtarët e BE-së që kanë njohur Kosovën të mos fshihen pas zërave kundërshtues, por të jenë të qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Hoxhaj ka bërë thirrje të gjendet një zgjidhje e shpejtë konsensuale për demarkacionin me Malin e Zi.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)