Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatërruar strukturën e UÇK-së pas vitit 2000 e këndej (1)
Faton B. MEHMETAJ
Që nga viti 1999 kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, një pjesë elitare e këtyre forcave mbeti në Kosovë e ngarkuar me detyra të veçanta, e disa prej tyre edhe me detyra strategjike. Këto struktura kanë pasur një koordinim të fuqishëm me shërbimin informativë në Beograd, qofshin ato ushtarake, politike apo diplomatike. Tashmë pas 20 viteve janë bërë të ditura publike gati për secilin, se kjo strukturë ka qenë në koordinim të plotë më administratën e UNMIK-ut dhe pasuesve të tyre të më vonshëm EULEX-in. Të gjitha bashkë hartuan planin për ta shkatërruar strukturën e UÇK-së, duke planifikuar edhe kohën optimale për ta arritur këtë qëllim. Për shumë vite rresht, shërbimet sekrete serbe në koordinim dhe bashkëveprim me njësitë e tyre që i kishin lënë në Kosovë, i përdorën protestat dhe trazirat në Mitrovicën e veriut por edhe në enklava tjera me popullatë serbe për ta goditur imunitetin shtetëror të Kosovës që ishte në fazën e shtetndërtimit. Madje trazirat e organizuara nga organizatat militare serbe, u përdorën edhe për ta stërvitur pakicën serbe për ta mbisunduar shumicën shqiptare. Serbia qe 20 vite rresht i mban në Kosovë strukturat paralele të aktivizuara për ta luftuar pavarësinë e Kosovës. Këto struktura gjatë kësaj kohe, bënë trazira, i sulmuan KFOR-in, UNMIK-un, EULEX-in e kush u doli përpara, vranë e plaçkitën pa i dhënë llogari askujt. Për këto shtresa ligji ishte në duart e tyre. Në anën tjetër për shumë kohë një pjesë e policisë serbe të ShPK-së dhe më vonë PK-së, veçanërisht në veriun e Mitrovicës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Shkatërrimi dhe djegia e pikave kufitare 1 në Jarinjë dhe 31 në Bernjakë në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë nga strukturat paramilitare serbe ishin sinjal i qartë se në krahun e këtyre strukturave janë edhe administrata e UNMIK-ut dhe të tjerët. Ata plagosen dhjetëra ushtar te KFOR-it dhe vranë prestarin e forcave speciale të Kosovës, Enver Zymberin. Strukturat paramilitare serbe që vepronin në Kosovë i kërcënuan publikisht, madje edhe para KFOR-it, EULEX-it etj, qytetarët serb që e pranonin shtetësinë e Kosovës. Ata i rrahën, ua dogjën shtëpitë, veturat e disa prej tyre i vranë. Strukturat paramilitare serbe që vepronin në Kosovë e vranë zyrtarin e EULEX-it, lituanezi Audrius Shenavicius në shtator të vitit 2013, ato struktura për qëllime politike organizuan edhe vrasjen e politikanit të partisë liberale serbe në Komunën e veriut të Mitrovicës, Dimitrije Janiçijeviq në janar të vitit 2014. Vrasja e Janiçijeviqit ishte një paralajmërim që tregonte se cili është fati që i pret të gjithë serbët që e pranojnë shtetin Kosovar. Këto vrasje sikurse edhe vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq në vitin 2018 në veri të Mitrovicës janë të motivuara politikisht, por se nuk janë zbardhur e zbuluar sepse kryesit e këtyre veprave nuk janë shqiptarët. Udhëheqësit e strukturave paralele, pos që organizuan një varg vrasjesh të motivuara politikisht (vrasje të kundërshtarëve të tyre politik), kundërshtuan më dhunë UNMIK-un dhe KFOR-in. Në këto kundërshtime ata plagosën me dhjetëra ushtar të KFOR-it e të paqeruajtësve tjerë. Që atëherë e deri më sot për këto vepra nuk është përgjigjur askush. Po të ishin pjesëtarët e UÇK-së, të dyshuar apo kryes të këtyre veprave sigurisht se do të ishin arrestuar qindra vetë dhe do të ishin organizuar me dhjetëra e dhjetëra gjyqe. Strukturat paralele serbe të mbështetur edhe nga forcat paramilitare të Serbisë, para syve të BE-së e botës së qytetëruar, arritën që në Kosovë ta krijojnë një territor të pasigurt. Ata e kontrabandojnë gjysmën e kapitalit të Kosovës dhe janë në rregull me BE-në, me KFOR-in, EULEX-in e strukturat e drejtësisë. E vetmja gjë që u shikua më llupen e të gjithëve ishte puna dhe aktiviteti i strukturave të UÇK-së. Për realizimin e këtij projekti shërbimet sekete serbe përdorën klasën naive e të papërgjegjshme politike të Kosovës, kolonën e pestë, bashkëpunëtorët e tyre, ekspertet ushtarak, zinxhirin e bashkëpunëtorëve dhe financat. Krahas angazhimit të serbëve vendorë që kanë mbetur në Kosovë, shërbimet serbe qe nga viti 2004 e këndej e kanë konsoliduar rrjetin e tyre shqipfolës, dhe këtë në bazë të shantazheve për të mos zbuluar veprimtaritë e tyre të mëparshme. Askush në Kosovë nuk i denoncon shërbimet sekrete serbe dhe veprimtarinë e tyre që janë duke e bërë kundër UÇK-së dhe klasës së mirëfilltë politike qe është vënë në shërbim të mirëfilltë të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Organet tona të sigurisë duke përfshirë këtu edhe AKI-në duhet të bëjnë çmos për ta penguar me të gjitha mjetet rrjetin e bashkëpunëtorëve të shërbimit serb shqipfolës të mos jenë partner në punën e përbashkët me shërbimet serbe për ta dëmtuar shtetin e Kosovës. Sepse deri më sot dëmet janë të pariparueshme. Strukturat në fjalë arritën ta përçajnë klasën tonë politike, ta komprometojnë ta etiketojnë, madje disa departamente me ndikim në shtet arritën t’i demunizojnë, por edhe t’i komprometojnë si institucione. Fatkeqësisht shërbimet sekrete serbe përmes projekteve të shërbimit arriti ti fus agjentet e vet në strukturat ndërkombëtare në Kosovë, qofshin ata shqipfolës, serb, maqedonas, malazez a të tjerë. Ata përmes këtij rrjeti filluan të ngjallin mosbesim tek faktori shqiptar.
UNMIK-u krijoj dhe financoj një gazetari përmes së cilës lansonte dezinformata dhe linçonte kë donte duke i ngritur akuza publike, dhe njollosur me akuza nga më të ndryshmet. Prapa këtij projekti qëndronin ekipe të tëra ekspertesh, të fushave mediatike të sigurisë por edhe të shërbimeve të cilët e përpunuan një pjesë të opinionit duke e shndërruar atë në mekanizëm të vetin për t’i lansuar e përhapur dezinformatat e tyre. Si pasojë e këtij projekti, gazetarët dhe mediet u ndanë në dy grupe, njëri grup tentonte me ç’do kusht t’i vente pluhur se vërtetës e tjetri kërkonte të vërtetën. Kështu ishte edhe më herët kur në Kosovë mbretëronte një anarki e kaos. Dua të ceki se vetëm gjatë vitit 1989-1990 ishin paraqitur 98 raste te rreme dhunimesh e tentim dhunimesh të serbeve nga shqiptarët. Gjatë këtij viti shqiptarët u akuzuan edhe për disa vrasje dhe tentim vrasje që i kishin bërë serbet dhe i akuzuan shqiptarët. Të gjitha këto akuza prapa të cilave qëndronin shërbimet sekrete serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre te fushës mediatike dolën të pavërteta. U gjetën kryesit e vërtetë të këtyre veprave që ishin serbët, por vuajtët dhe njollosjet nuk u hoqën kurrë. Sa për ilustrim po përmendi vrasjen e gjashtë të rinjve serb në Pejë, në kafenenë “Panda” që ndodhi ne dhjetor të vitit 1998, siç dihet dhe është marrë vesh në ketë masakër kishte marrë pjesë policia sekrete serbe në bashkëpunim me institucionet e shtetit serb. Kjo vrasje u bë me pretekst, që t’ia veshur UÇK-së dhe ta akuzojnë kinse ka vrarë fëmijë serb të pafajshëm. Nebojsha Zhivkoviq ishte hetuesi i kësaj ngjarje. Shqiptarët që u akuzuan për këtë akt u dënuan për veprimtari armiqësore, e jo për terrorizëm apo kryerjen e kësaj masakre. Të dënuarit shqiptar rreth këtij rasti u liruan në dhjetor të vitit 1999 me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Madje për rastin “Panda” shërbimi sekret serb u përpoq t’i akuzonte agjentet e Shërbimit sekret britanik MI6 dhe SAS, por ky proces u ndërpre me ndërhyrjen e Aleksandër Vuçiqit, i cili i paralajmëroj drejtuesit e shërbimit sekret serbe me akuza të tilla mund të shpërthejnë skandale të mëdha ndërkombëtare. Për ta mbuluar këtë rast sa më mirë, shërbimi sekret serb kishte hartuar një vendim të fshehtë për ta mbuluar masakrën në kafenenë “Panda” dhe për t’i mbikëqyr pjesëtarët e JSO-s që të mos e zbulojnë të vërtetën rreth rastit “Panda”, duke thënë se ndëshkimi bie mbi secilin që guxon të flas për këtë ngjarje qoftë ai kryetari apo kryeministri. Gjykatësi i rastit “Panda”, por edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) e dinin se rasti nuk guxon të zbardhet as të zbulohet. Më vonë këtë rast nënë trysninë e faktorit ndërkombëtar e zbuluan zyrtarët e shërbimeve sekrete serbe dhe treguan se vrasjen e fëmijëve në kafenenë “Panda” në Pejë e kanë kryer njësitë e JSO-s të cilën e drejtonte Millorad Ulemek – Legia i urdhëruar nga Radomir Markoviqi, ish-shef i SDB-së më qëllim që këtë vrasje t’ia atribuon UÇK-së për ta komprometuar në arenën ndërkombëtare. Në këto kohëra për një periudhë 10-vjeçare u morën, u maltretuan dhe kaluan nëpër duart e policisë serbe mbi 500 mijë shqiptar krejtësisht të pafajshëm.
Nga viti 1989-1990, Aradha e Bashkuar e Policisë së SPB-së i kishte vrarë mbi 60 protestues shqiptarë që kishin marrë pjesë në protesta për të drejtat e tyre kushtetuese. Pos këtyre Beogradi akuzoi politikanët e vendosur shqiptarë, policinë e Kosovës për inicimin dhe përkrahjen e shqiptarëve nacionalistë të cilët po punojnë për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia. Fatkeqësisht në këto periudha 1990-1998 kishte mjaft shqiptar që punonin për Millosheviqin dhe qeverinë e tij. I përmenda disa shembuj nga e kaluara e afërt për të treguar se pothuajse të njëjtat gjëra po përsëriten sot, nga të njëjtit njerëz por tash te kamufluar në struktura të ndryshme politike, në rrjetin e UNMIK-ut, si biznesmen, dhe nomenklaturave tjera ku Serbia ka ndikim, ajo, arriti që përmes këtyre formave dhe projekteve ta ruaj ndikimin serb në Kosovë. Për një kohë të shkurtër shërbimet sekrete serbe të koordinuara edhe me njësitë e tyre që i kishin lënë në Kosovë, filluan ta marrin kontrollin e plotë tek nëntoka e Kosovës, bota e krimit e veprimtari tjera të krimit të organizuar politik dhe ekonomik që edhe sot e gjithmonë është kontrolluar nga shërbimet sekrete serb. (Vijon)