Strehimi i afganëve në Kosovë, flet Kurti

17 gusht 2021 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke thënë se shpreson që të ketë sa më pak viktima ditëve në vijim.

Kurti ka treguar sot se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

“Qytetarët kudo në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit. Në anën tjetër, ka një muaj që Qeveria e Kosovës është në kontakt me ShBA-në, për të përgatitur në aspektin organizativ, strehimin dhe mbrojtjen e një numri refugjatëve të Afganistanit. Ne jemi shtet serioz, këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe më shumë suksese, pasi çështja e tyre është e dhimbshme dhe ndjeshme e sigurisë”, ka thënë Kurti.

“Kosova ka SHBA-në aleaten kryesore dhe partneren strategjike të pazëvendësueshme. Çështja e strehimit të refugjatëve nga Afganistani, përveç aspektit të solidaritetit humanist nga ana jonë, e ka gjithashtu dimensionin e aleancës dhe partneriteti me SHBA-në. SHBA-ja na kanë mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e kontributit tonë përkundër ndihmës dhe mbështetjes së madhe për popullin tonë”, ka deklaruar  Kurti për gazetarët pas një vizite që i bëri Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ame e bir, rrezedritë, nga Buroja, n’Amerike! Shkruan: Riza Greiçevci…