Stresi dhe Noizy paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

19 prill 2023 | 23:28

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin, po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrimi duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët nuk dorëzohen. Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me…