Stresi dorëzohet në polici pas disa muajsh në arrati

01 nëntor 2024 | 11:49

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është dorëzuar ditën e sotme në stacionin policor të Pejës

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është dorëzuar ditën e sotme në stacionin policor të Pejës. Prej pak kohësh ai është në kërkim nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit, të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka ndarë një…