Stresi lë duhanin
02 prill 2020
| 15:53
Reperi i njohur Stresi ishte sot në një lidhje ‘skype’ me emisionin “Rreze dielli”, ku nga shtëpia e tij tregoi si po e kalon karantinimin.
Stresi u shpreh se ka lënë duhanin, po ushqehet shëndetshëm dhe po bën vrap.
Ai tregoi se po jeton vetëm ndërsa prindërit i sheh nëpërmjet ballkonit.
“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka! I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta. Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj”, ka deklaruar Stresi.