Stresi lirohet nga paraburgimi

02 nëntor 2024 | 22:13

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është liruar nga paraburgimi pasi pagoi dorëzaninë me vlerë 20 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me inicialet A.L., është paraqitur dje në stacionin policor, dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Prokuror i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku gjatë seancës dëgjimore sot, Prokurori i Shtetit ka propozuar masën e dorëzanisë, me ç’rast kjo masë është cilësuar nga gjykata me vlerë 20 mijë euro, ku personi i pandehur i ka deponuar paratë si lloj garancie se do të jetë prezent në procedurat penale sa herë që organet e ndjekjes ta ftojnë”, tha Nikiçi.

Stresi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, për veprën penale “lëndim trupor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik Kosova Düsseldorf që luan në Landesliga të Gjermanisë,…