Stresi për komunitetin LGBT: E keqja e Ballkanit, anti-vlerë shqiptare

22 janar 2025 | 11:58

Stresi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3 ka ndarë me Xuxin mendimin e tij për komunitetin LGBT pasi Vullnet Krasniqi ishte deklaruar më parë si homoseksual.

Reperi u shpreh se është kundër këtij komuniteti pasi sipas tij është anti-vlerë shqiptare dhe një frymë që po përmbyt Ballkanin.

“Për mendimin tim është që është e dyshimtë që i bëjnë këto gjëra në reality show për t’u vetë deklaruar. Unë mendoj që në Ballkan është një frymë e re që po dëshiron me e përmbyt Ballkanin. Këta flasin për familjen, por e urrejnë familjen se nuk dëshirojnë të krijojnë familje sepse ke zgjedh një kahje tjetër që e stopon krijimin e familjes. Si individ nuk më intereson se çfarë bën me jetën e vetë, por gjynah se ne nuk jemi ky popull shqiptar”, u shpreh ai.

Stresi tutje tha: “Po mendoj se po jep më shembull të keq për nipin tim 6-vjecar dhe fëmijëve në shkolla fillore, po jep një shembull që nuk i bën mirë vendit tonë dhe anti-vlerat shqiptare”.

I kishte thënë edhe Vullnetit se ka treguar qëndrimin e tij kundër komunitetit dhe asnjëherë nuk është kundër individëve.

Pas Stresit, në shtëpi për 24 orë ka hyrë këngëtarja Bay T, e cila u eliminua nga gara në fillim të këtij spektakli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka theksuar se…