Stresi: Po të bëhej luftë në Kosovë, do isha Tahir Sinani i dytë në frontin e parë në Koshare
Arkimed Lushaj – Stresi ka marrë vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
Në shtëpinë më të famshme të Kosovës, ai ka bërë deklarata nga më të ndryshmet, për të cilat ka marrë vlerësime e në disa raste edhe është kritikuar.
Së fundmi reperi dukej i prerë në përgjigje në një pyetje që ia bëri banorja Gresa.
“A do të luftoje në Kosovë nëse do të kishte një luftë të re?”, ka qenë pyetja për Stresin.
“E kam thënë edhe herë të tjerë. Po. Do të isha Tahir Sinani i dytë në frontin e parë në Koshare”, ka thënë ai.
Tahir Sinani
Tahir Sinani ndërkohë ishte luftëtar nga Tropoja, një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoëvs.
Stresi nga ana tjetër konsiderohet mjaft i lojtar i fortë brenda BBVK dhe pretendent për të fituar këtë ‘reality show’.