Stresi zbulon se nga Big Brother VIP Kosova ka fituar më shumë se 200 mijë euro nga kontratat e tjera
Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai arriti të rrëmbejë çmimin e madh, i cili ishte plot 200 mijë euro.
Veç kësaj, në një intervistë të fundit në “Mos i bjer me top” zbuloi se ka pasur edhe kontrata të tjera dhe ka fituar shumë më shumë.
“Përveç çmimit të madh unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që kam fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në BBVK është diku rreth 240 mijë”, u shpreh ai.
I njëjti ishte në finale me Xhuli Nurën, Artan Thaçin dhe humoristin Vedat Bajrami.
Ai u komentua në masë të madhe për qëndrimin brenda për lojën e zhvilluar, ndonëse nuk kishte ndonjë strategji.
Në intervistë, 36-vjeçari theksoi se nuk do të hynte asnjëherë në një Big Brother në Shqipëri, gjersa në Kosovë e dinte sigurt që do të fitonte.