Struga humb përballjen e parë ndaj Breidablik
24 gusht 2023
| 21:29
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga e ka nisur me humbje fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin e Ohrit, Struga u mposht si vendase nga skuadra islandeze, Breidablik me rezultat 0-1.
Struga arriti ta shënonte golin e parë të ndeshjes, ku Bunjamin Shabani shënoi në minutën e 28-të për 1-0, por që goli i tij u anulua për shkak se gjatë aksionit kishte ndërhyrje të palejueshme.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Hoskuldur Gunnlaugsson në minutën e 35-të. Struga ka edhe një shans ta sigurojë kualifikimin tutje në ndeshjen e kthimit.
Ndeshjen e kthimit kundër Breidablik, Struga do ta luajë si mysafire në stadiumin “Kópavogsvöllur” të Islandës, më 31 shtator me fillim nga ora 18:45.