Struga ndalon shëtitjen me “bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës”
Komuna e Strugës, për të ruajtur rendin publik ka sjell një vendim të ri – ka ndaluar shëtitjen me rroba banjoje në shëtitoren qendrore.
“Respektimi i rendit publik!
Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Çarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër), ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës.
I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.
Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, thuhet në njoftim.