Struga ndërprenë bashkëpunimin me Duron

02 maj 2024 | 12:55

FC Struga dhe Shpëtim Duro kanë ndarë rrugët tri ndeshje para mbylljes së sezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Njoftimi ka ardhur nga vet kampionët në fuqi, të cilët përmes një komunikate ne faqen e tyre zyrtare njoftojnë se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin nga Shqipëria.

“FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat evropiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Strugës.

Kujtojmë se kjo ndërprerje e bashkëpunimit vjen pas dy humbjeve radhazi të Strugës në kampionatin e Maqedonisë, me struganët që u mposhtën në shtëpi nga Sileksi si dhe në xhiron e fundit u mundën në Kavadar nga Tikveshi. Gjithsesi, Struga vazhdon të mbetet në garë për titullin e kampionit në Maqedoni, pasi ka pikë të barabarta me dy pretendentet tjerë, Shkupin dhe Shkëndijën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i është…