Struga shpallet kampion për herë të parë në Maqedoninë e Veriut
Klubi i futbollit, Struga, ka shkruar historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Struganët arritën ta sigurojnë titullin e parë kampion në historinë e tyre, duke e mposhtur në ditën e sotme (e diele) skuadrën e Sileksit me rezultat bindës 3:0.
Ky sukses i drejtuar nga Shpëtim Duro e kombinuar edhe me humbjen 2:1 të Shkëndijës së Tetovës në fushën e Shkupit, i bën të pavlera rezultatet në dy javët e fundit, pasi diferenca mes struganëve dhe kuqezinjve është thelluar në tetë pikë dhe me Shkupin mbetet shtatë pikë.
Vlen të theksohet se Struga u themelua vetëm në vitin 2015, derisa u inkuadrua në Superligën e Maqedonisë së Veriut vetëm katër vite më parë.
Duhet kujtuar se Struga është pranë një tjetër suksesi të madh, pasi do të luajë më 20 maj përballë Makedonija GP në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në rast suksesi edhe në Kupë, do të kompletonte dominimi absolut të skuadrave shqiptare në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pasi që në kampionat, tri skuadrat e para janë shqiptare.