Struktura e re udhëheqëse e VV-së, Nagavci ia zë vendin Hydajet Hysenit
Hydajet Hyseni nuk do të jetë më Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vendin e tij tash do ta mbajë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit në Qeverinë e Albin Kurtit.
E kështu ka vendosur pikërisht Albin Kurti, i cili në zgjedhjet për kryetar të partisë i ka fituar rreth 99 për qind të votave.
Hysenit nuk i kishin pëlqyer videot që Lëvizja Vetëvendosje lansoi muajin e fundit të emëruar si “shkatërruesit e shtetit”.
“Po jo me atë gjuhë jo me atë qasje rrënuese që mbyllë derën e çfarëdo afrimi e bashkimi. Sinqerisht mua më bëhet e pamundur të marr pjesë në diskutimet për shkak të mënyrës si zhvillohen ato”, kishte thënë deputeti i Vetëvendosjes.
Përndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të dielën për emrat në Këshillin e Përgjithshëm.
Nga tash do të mungojë Liburn Alliu, përkundër se Kurti në Qeveri ia ka besuar postin e ministrit të Infrastrukturës.
Ndërkaq vendin e Besnik Bislimit si zëvendës i Kurtit do ta ketë Glauk Konjufca.