Struktura fetare e Kosovës: 93.49% të besimit islam, 2.31% ortodoks, 1.75% katolik…
19 dhjetor 2024
| 11:37
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës (ASK) ka prezantuar të dhënat përfundimtare sa i përket regjistrimit të popullsisë. Në prezantimin e të dhënave nga ASK-ja është treguar edhe për përkatësinë fetare të popullsisë.
Sipas të dhënave të ASK-së, popullsia e Kosovës është një shumicë e madhe që i përkasin besimit islam.
93.49 % të qytetarëve të Republikës së Kosovës i përkasin besimit islam, 2.31 % janë të përkatësisë ortodokse, 1.75 % janë deklaruar katolikë, të tjerë 0.45 %, pa asnjë besim janë deklaruar 0.50 % dhe s’janë përgjigjur 1.50 %.