Struktura trikotome e kriminalistikës dhe profilizimi i policisë në këtë segment
Shkruan: Mërgim Bekteshi
Përgjatë zhvillimeve historike, kriminalistika ka detajuar procese të avancuara me metodat dhe format e saja zhvillimore duke e bërë me të lehtë kryerjen e veprimeve hetimore për hetuesit policor, ndjekjet penale për prokurorët dhe një punë me të lehtë për gjyqtarët për të peshuar provat materiale. Njohësit e kriminalistikës kanë potencuar se juristi penalist (Korajlić dhe Muharremi, 2009) duhet të ketë njohuri të bollshme me shkencën e kriminalistikës për të pas më të lehtë përballjen, duke parë shkallën e avancuar të krimit e cila ka një trajektore, që shfaqë pengesë në hapin fillestar për të gjithë ata që ndeshën me luftimin e kësaj dukurie sidomos policia dhe prokuroria.
Në strukturën trikotome të kriminalistikës hynë taktika kriminalistike, teknika kriminalistike dhe metodika kriminalistike që paraqesin bazën themeltare për një pasqyrë më të detajuar nga vendi ngjarjes apo skena e krimit siç quhet në perëndim. Mungesa e kësaj trikotome dyzon preferencën për të siguruar provat materiale apo siç thotë Saferstein linjat e historive që përshkruajnë aftësitë e zgjidhjes së krimit të shkencëtarëve (Saferstein, 2007) më konkret kur mungon koherenca në këto linja zbehet performanca për të drejtën dhe zgjidhja e mozaikut kriminalistik. Metodat e kriminalistikës janë një avancim drejt luftimit dhe parandalimit të krimit i cili e bënë shoqërinë më të pasigurt përballë normave dhe rendit juridik.
Profesor Vesel Latfi ka theksuar se: ’’Hetuesi është zëri i viktimës’’ (Latifi dhe Demolli, 2019) në këtë referencë hynë përgatitja profesionale dhe shpresa e viktimës për tu mbështetur jo vetëm tek institucionet tjera të drejtësisë si prokuroria dhe gjykata por edhe tek policia. Policia në rrugëtimin e saj ashtu sikur edhe institucionet tjera me karakter penalo juridik duhet të fokusohen në metodat e operative që mbulojnë pjesën më të madhe të punës në luftën ndaj krimit dhe krimit të organizuar. Kur flasim për krimin e organizuar jo vetëm si nocion, përbën një strukturë homogjene dhe pengesë e rendit juridik, i ndërtuar për të sfiduar shtetin e së drejtës. Pa trikotomen kriminalistike as që bëhet fjalë luftimi dhe parandalimi i krimit të organizuar.
Taktika, teknika dhe metodika së bashku përbëjnë strumbullarin punëve kriminalistike, e para studion format dhe manifestimet e veprave penale, mënyra e kryerjes së veprës dhe qëllimet e kryesit që stigmatizohet pastaj me fenomenologjinë kriminale dhe psikologjinë. Teknika përfshinë shkathtësitë e larta profesionale ndër ato edhe komunikimin, grumbullimin dhe specifikimi i informatave por edhe një varg më të gjerë të shfrytëzimit të mjeteve shkencore të cilat në shekullin që po jetojmë kanë një përparim të lartë. Kriminaliteti është dukuri negative shumë komplekse dhe dinamike që u përshtatet ndryshimeve shoqërore (Korajlić dhe Muharremi, 2009) krahas kësaj metodika përcakton një gërshetim në mes të teknikës dhe taktikës kriminalistike një sfidë, duke parë metodat e ndryshme të kryerjes së veprave penale nga kryesi.
Policia bashkëkohore por edhe ajo e Kosovës në misionin e saj ‘’është parandalimi i kriminalitetit, zbulimi dhe hetimi i kryerësve të veprave penale, me anë të mbledhjes dhe paraqitjes së fakteve, dëshmive dhe provave, që dëshmojnë fajësinë ose pafajësinë e personave të dyshuar për vepra penale, si dhe vënia e kryerësve të veprave penale para drejtësisë’ (PK). Ky përshkrim i detyrave dhe misionit të saj paraqet strukturën trikotome që arrihet përmes punës operacionale e mbështetur në këtë departament që përmes veprimtarisë preventive dhe represive të parandalojë veprimtarinë kriminale.
Fusha dhe zbatimi i metodave kriminalistike parqet një ekuivalencë që donë trajtim të lartë profesional nga ana e hetimeve po ashtu edhe prokuror që të kenë njohuri të detajuara në kriminalistikën si shkencë. Kur flasim për trikotomen është e rëndësishme se si ti qasemi edhe provave materiale dhe jo materiale. Agjencia e Kosovës për Forenzikë si institucion i pavarur nga policia vepron me profesionalizëm (AKF, 2021) duke bërë ekzaminimet e provave materiale në disa sektor të sajka një kontribut të veçantë në trikotomen. Njohësit e procedurës penale e kanë duartrokitur kriminalistikën si shkencë. Sipas tyre: ’’Shpesh herë nuk dihet se a është fjala për vetëvrasje të finguar, (kurdisur), për vrasje ose vetëvrasje të vërtetë, se a është fjala për dokumentin e falsifikuar apo dokumentin origjinal (Sahiti dhe Murati, 2016), të gjitha këto dilema i sqaron kriminalistika në sallën e gjyqit që kërkohen me ngulm nga palët në procedurë.
Gjykatat tanimë kanë ngritur kriteret për paraqitjen e provave nga palët në procedurë dhe vetëm ato prova të cilat manifestohen në rrjedhën profesional arrin të fajësojnë dhe shfajësojnë palët në procedurë apo postulati romak Da mihi factum, dabo tib ius (më jep fakte të jap të drejtën), larg nga koha e mesjetës ku fajësia manifestohej me një provë të vetme. Në këtë proces rol të rëndësishëm kanë organet e rendit policia, ku barra e përgjegjësisë në terren bije mbi hetues për të siguruar provat në bazë të procedurës penale (KPPRK) më saktë nga neni 69 i këtij kodi. Një varg çështjesh lidhen me trikotomen kriminalistike që nga marrja e informatës për kryerjen e veprës penale apo përgatitja e veprës penale. Si për të parën edhe për të dytë krahas instinktit apo nuhatjes së thelluar duhet njohja me shkencën kriminalistike, vetëm në këtë mënyrë krijohet një transparencë gjithë përfshirje për argumentimin e provave materiale me efekt penalo juridik.