Studentë të ISPES-së vizitojnë institucionet kryesore Europiane në Strasbourg
Studentë të kolegjit ISPE kanë realizuar një numër vizitash të ndryshme në institucionet kryesore Evropiane në Strasbourg.
Kjo vizitë studimore, sipas një njoftimi të ISPE-së, është realizuar në bashkëpunim me disa organizata të rëndësishme europiane në mesin e të cilave janë Europa Zentrum BadenWurttenerg dhe MESA – MAISON DE L’EUROPE STRASBOURG-ALSACE të cilat merren me promovimin e vlerave europiane në vendet anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evopian.
“Vizita e lartëpërmendur është vazhdim i projektit “Unknown Europe – let us shape it together European solutions to European problems” e nisur në prill të këtij viti ku studentët e Kolegjit ISPE patën rastin të realizojnë një vizitë studimore në Gjermani përkatësisht në landin e Badenwurttenberg-ut duke vizituar institucionet kryesore të këtij landi gjerman”, thuhet ndër të tjera në njoftimin që ka bërë ISPE.
https://www.facebook.com/kolegji.ispe/photos/pcb.2051615804881931/2051614794882032/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARAU_PNWHHIO94bqc8C-DqtlOuqCCOlbhhQRQJga3BprWLV4qe5fgdj2LQOGnyZrC9RZxX0kXQX3fORj&__xts__%5B0%5D=68.ARAKJLJiCGmfmXvfFapZ2hQox59n3pgE0-Tb1f5nHwZQ6bMo_XpcHnewgq6R66BGE80qIa0iEQGMB6zMBYOJuReHq8e6jXLpBRT67R3xGw2EKQ_swH6xPAx8C5Mc8Jo7OXxfFgsP6IEiAJMunJGWy8oa4GW2w0cpCMhbYcSF1y5Z48hkvrb1mZv90IhhHu1wki70UK4GvcnrFfbLtGlqHYOPyu_oLmV6_kV0yIs-HbQarOUGY2g_pEDWu7-IR63M-nZSXQlduBGBnBXD2YBg-z2ei14XXkzO76wxKIPEKcyefEWUDTxG2s1G3f8ZSmYp9XUIX1nEH-2uca2U5TsmFeLnBA
Njoftimi i plotë i Kolegjit ISPE:
Vizita studimore e studentëve të Kolegjit ISPE në Strasbourg.
Gjatë këtyre ditëve studentët e kolegjit ISPE patën rastin të vizitojnë institucionet kryesore Europiane në Strasbourg. Kjo vizitë studimore u realizua bashkëpunim me disa organizata të rëndësishme europiane në mesin e të cilave janë Europa Zentrum BadenWurttenerg dhe MESA – MAISON DE L’EUROPE STRASBOURG-ALSACE të cilat merren me promovimin e vlerave europiane në vendet anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evopian.
Vizita e lartëpërmendur është vazhdim i projektit “Unknown Europe – let us shape it together
European solutions to European problems” e nisur në prill të këtij viti ku studentët e Kolegjit ISPE patën rastin të realizojnë një vizitë studimore në Gjermani përkatësisht në landin e Badenwurttenberg-ut duke vizituar institucionet kryesore të këtij landi gjerman.
Pjesë e këtij aktivitieti ishin rreth tridhjetë pjesmarrës nga katër shtete evropiane dy prej të cilave anëtare të BE-së, pra nga Franca dhe Gjermania si dhe dy nga vendet joanëtare Kosova dhe Moldavia.
Zgjedhja e Strasbourg-ut si pikëtakim për të diskutuar rreth vlerave dhe çështjeve të cilat e preokupojnë BE-në dhe kontinentin Evropian në tërësi nuk është e rastësishme pasiqë Strasbourg-u shquhet si qendër ku kanë selitë disa intstitucione si të BE-së ashtu edhe organizatave tjera evropiane.
Agjenda ishte e ndërtuar në atë mënyrë ku çdo vizitë nëpër institucionet shoqërohej me një debat dhe diskutim përkitazi me fushëveprimin dhe kompetencat të cilat i takonin institucionit. Debati zhvillohej mes studentëve të vendeve pjesmarrëse dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.
Institucionet.
Parlamenti Evropian
Institucioni i pare i cili ishte paraparë të vizitohej ishte Parlamenti Evropian, gjatë vizitës së këtij institucioni pjesëmarrësit patën rastin të njihen me jetën politike e cila zhvillohet brenda objektit të Parlamentit Evropian “The Louise Weiss building” emëruar sipas Louise Weiss një promotor i vlerave evropiane ish-anëtar i këtij institucioni në disa mandate.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe shfaqja e një dokumentari në formatin 3D rreth detyrave dhe përgjegjësive që ka ky institucion brenda nomenklaturës institucionale të BE-së.
Gjatë pjesës së debatit vëmendje e veqantë i’u kushtua rolit që ka PE-ja në promovimin e vlerave demokratike perëndimore si në vendet anëtare ashtu edhe jashtë BE-së. Studentët nga Kosova potencuan faktin se PE-ja është ndër institucionet me qasjen më pozitive ndaj Kosovës brenda institucioneve të BE-së, duke theksuar se PE vazhdimisht ka pasur qasje afirmative ndaj të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, dëshmi shtesë për këtë është edhe ndarja e çmimit “Sakharov Prize for Freedom of Thought (shqip: Çmimi Saharov për lirinë e mendimit)”, dy figurave të shquara të lëvizjeve politike shqiptare Adem Demaçi (1991) dhe Ibrahim Rugova (1998) për kontributin e tyre në promovimin e çështjes shqiptare të Kosovës.
Këshilli i Evropës
Institucioni tjetër të cilin pjesëmarrësit patën rastin ta vizitojnë ishte dhe selia kryesore të Këshillit të Evropës institucion tejet i rëndësishëm dhe motorr kryesor i promovimit dhe mbrojtes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Evropë.
Gjatë pjesës së zakonshme të debatit në të cilin kontriboi edhe Ulrich Bohner President i MESA – MAISON DE L’EUROPE STRASBOURG-ALSACE i cili në të kaluarën ka shërbyer në shumë poste të larta brenda Këshillit të Evropës u trajtuan qështje historike dhe ato aktuale lidhur me këtë organizatë. Z. Bohner paraqiti në pika të shkurta fushat në të cilat angazhohet KE-ja dhe formën e funksionimit si organizatë ndërqeveritare.
Grupi i studentëve nga Kosova nga Kolegji ISPE shfaqi shqetësimin lidhur me faktin që vendi ynë nuk është anëtare dhe e kësaj organizate dhe duke qenë gjasat për anëtarësim janë të vogla në një të ardhme të afërt cilat do të ishin format e mundshme të bashkëpunimit me këtë oranizatë deri në në momentin kur Kosova bëhet anëtare.
Memorial Alsace-Moselle
Ditën e fundit të vizitës studentët patën rastin të shohin Memoriali Alsace-Moselle i cili është rezultat i dëshirës dhe përpjekjeve rajonale dhe përpiqet të shpjegojë historinë e komplikuar të Alsas dhe Mosel, veçanërisht gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Nga 1940 deri në 1945, Alsace dhe Mosel ishin të vetmet zona të territorit francez që aneksuan nga Rajhu i Tretë (Gjermania Naziste) duke përjetuar dhunën ekstreme të një regjimi totalitar. Agonia nuk mund të kuptohet pa rishikuar hapat historikë të një rajoni të diskutuar gjatë nga Franca dhe Gjermania, kultura e të cilëve sot është më e pasur për shkak të kësaj lufte të gjatë.
Ky muze ofron një mësim të historisë në dispozicion të të gjithëve dhe mëson nevojën për të bashkuar evropianët në diversitetin e tyre dhe në respektin dhe dinjitetin e çdo personi në mënyrë që t’u ofrojë atyre paqe dhe liri.