Studentë të “Ukshin Hotit”, punësim sezonal në Turqi
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e k ëtij universiteti në formë të punësimit sezonal në Turqi.
Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare.
Me këtë rast është bërë prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë kryetari i Parlamentit Studentor, Arianit Berisha, e tij.
Rektori Vataj e ka vlerësuar lart arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale.
Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit.