Studentët bllokojnë rrugët, Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?
17 dhjetor 2018
| 15:34
Grupe studentësh kanë bllokuar disa akse kryesore të Tiranës dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktoresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/