Studentët e Antropologjisë po qëndrojnë në një vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut
04 qershor 2021
| 22:48
Studentët e vitit të III-të të Departamentit të Antropologjisë, Fakulteti Filozofik, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut.
Bashkë me profesor Arsim Sinanin, që ligjëron dhe për trashëgiminë kulturore në raport me mjedisin, ata janë pjesë e ekspeditës hulumtuese “Oeneum 2021”.
Gjatë vizitës në fshatin Sallarevë, ata trajtuan trashëgiminë natyrore të liqenit të Kozjakut, që shtrihet mbi Malësinë e Malit të Thatë.
Vizita studimore është realizuar nga Instituti i studimeve Sociale e Humanistike (ISSH) i Universitetit të Prishtinës, i cili drejtohet nga profesori Sinani.