
Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin praktikën profesionale në ZKA
Pesëmbëdhjetë studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot filluan praktikën profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet dy institucioneve.
Studentët u mirëpritën nga zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe zyrtarët e tjerë të menaxhmentit të lartë, të cilët i informuan studentët mbi rëndësinë e auditimit publik, rolin e ZKA-së dhe pritshmëritë nga praktika profesionale.
Pas prezantimeve hyrëse, studentët nënshkruan kontratat e praktikës, duke zyrtarizuar kështu angazhimin e tyre për tre muajt e ardhshëm.
Studentët janë bërë pjesë e ekipeve audituese të ZKA-së dhe përgjatë tre muajve do të jenë pjesë e procesit të auditimit në institucionet publik përkatëse ku do t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve.