![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/fakulteti-juridik.jpg)
Studentët e Fakultetit Juridik rangohen në 5 ekipet më të mira në garën ndërkombëtare “Philip C. Jessup”
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë marrë pjesë në raundet evropiane të garës prestigjioze për studentët e drejtësisë “Philip C. Jessup”, e cila është mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 9 dhe 11 mars.
Në ketë garë, ekipi përfaqësues i Fakultetit Juridik/UP (i përbërë nga studentët: Art Sylaj, Daorsa Berisha, Ernesa Shala, Lea Meraku dhe Diellza Mujaj – trajnere e ekipit) kanë arritur suksese të jashtëzakonshëm duke u ranguar në mesin e pesë ekipeve me të mira. Për më tepër, studentja Lea Meraku është shpërblyer me çmimin e oralistes së 4-të më të mirë në mesin e 60 pjesëmarrësve tjerë.
Kjo garë është në mesin e tri garave më prestigjioze ndërkombëtare për studentët e drejtësisë në botë, ku Fakulteti Juridik (UP) përfaqësohet, e të cilat nga viti 2022 janë pjesë e programit të përhershëm të fakultetit.
I njëjti ekip përfaqësues i Fakultetit Juridik për garën “Philip C. Jessup” do të marrë pjesë edhe në raundet finale që mbahen në Uashington D.C. nga 8-15 prill 2023.