Studentët e Fakultetit Juridik të AAB-së u certifikuan për kursin ‘Indeksi i sigurisë’
Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik, drejtimi Kriminalistikë, pas një pune teorike dhe praktike nga lënda ‘Taktika Kriminalistike;, nën drejtimin e profesorit të lëndes Dr. sc. Mensut Ademi, përfunduan me sukses kursin ‘Indeksi i sigurisë’, i cili u organizua nga Fakulteti Juridik në hapësirat e Kolegjit AAB.
Studentët gjatë këtij kursi mësuan se si t’i njohin dukuritë kriminalistike në përgjithësi dhe identifikimin e disa formave të paraqitjes së tij në veçanti, të analizojnë situatat kur mund të cenohet siguria, të kuptojnë shkaqet e paraqitjes dhe zhvillimit të kriminalitetit në vend, të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara, duke u aftësuar për të dhënë vlerësime profesionale në lidhje me motivet e kryesve të veprave penale, si dhe duke ofruar prova relevante me qëllim të sqarimit të rasteve duke përdorur shkencën e taktikës kriminalistike.
Pas përfundimit të këtij kursi me sukses, në një ceremoni rasti, dekani i Fakultetit Juridik, prof. dr. Veton Vula, shpërndau certifikatat për të gjithë studentët vijues.
/Epoka e re/