
Studentët e infermierisë nisen për në Gjermani
Studentë të infermierisë që janë trajnuar në Kosovë nga “InterPersonnel Kosova” në profesionin e infermierit dhe në mësimin e gjuhës gjermane në nivelin B2 janë nisur për në Gjermani.
Atje sipas drejtuesve të “InterPersonnel Kosova” studentët do të hyjnë në provimin e rilicencimit në Shtutgart të Gjermanisë, i cili do të u mundësojë atyre të jenë infermierë të barabartë me të gjithë infermierët tjerë.
Profesoresha Etleva Lala, ka thënë se ky është një sukses i madh për rininë e Kosovës, të cilët me angazhimin e tyre janë duke u treguar të gatshëm të punojnë dhe të integrohen në tregun gjerman të punës.
Nga ana tjetër studentët janë shprehur të kënaqur me kushtet e ofruara nga “InterPersonnelKosova” dhe shpresojnë që të arrijnë me sukses të gjitha synimet e tyre.
Ata kanë thënë se duan që ta sfidojnë veten duke marrë një eksperiencë të re në Gjermani.
“InterPersonnel Kosova” ka partner DEKRA Akademie, e cila mundëson komunikim dhe bashkëpunim me punëdhënësit gjermanë, duke lehtësuar procesin e njohjes së diplomave në Gjermani.
/Epoka e re/