Studentët e Infermierisë të Kolegjit AAB aftësohen përmes praktikës profesionale në QKUK
Studentët e Kolegjit AAB të Fakultetit të Infermierisë, përveç përvojave që marrin nga ligjëruesit vendor e ndërkombëtar gjatë ligjëratave, po shfrytëzojnë edhe mundësitë e bashkëpunimit që ka AAB me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ata janë duke ushtruar profesionin e Infermierit dhe janë ndarë në grupe për të kryer praktikën profesionale në klinika të ndryshme mjekësore pranë QKUK-së.
Gjatë kësaj periudhe sa ata janë duke e kryer punën praktike u vizituan nga prodekanja e Fakultetit të Infermierisë, Shqipe Tahiri si dhe nga përfaqësuesit e klinikës gjermane SANA Kliniken AG.
Ata u pritën dhe bashkëbiseduan për profesionin e infermierit në Kosovë nga drejtoresha e Infermierisë në QKUK, Lirije Beqiri.
Studentët e Fakultetit të Infermierisë të AAB-së përveç se janë target i klinikave gjermane për punësim, angazhimin e tyre për të vazhduar punën e infermierit në Kosovë nuk po e lënë anash, andaj disa prej tyre janë në përfundim të praktikës për të vazhduar punën e disa te tjerë tashmë kanë filluar praktikën dhe po ofrojnë shërbime profesionale.
Kujtojmë se javën që lamë pas edhe 60 studentë të tjerë të Kolegjit AAB jetësuan kontratat e punës për të vazhduar në mars të vitit 2020 punën në Gjermani.
/Epoka e re/